Pa para! Qytetarët marrin kredi për shtëpi dhe konsum

Qytetarët po marrin kredi për të blerë shtëpi dhe për konsum të përditshëm. Madje, siç vlerëson Banka e Shqipërisë, huaja konsumatore ka pësuar rritje të shpejtë vitet e fundit, duke dëshmuar nevojën që kanë për likuiditet.

Kredia po preferohet kryesisht në lek, çka është një reflektim për t’u mbrojtur nga luhatjet e kursit të këmbimit

Kredi për të blerë shtëpi, por edhe për të plotësuar nevojat e konsumit të përditshëm. Banka e Shqipërisë raporton se 69.2 e totalit të huasë që qytetarët kanë marrë pranë bankave gjatë 9 muajve të parë të 2018-ës ka qenë kredi hipotekare, e thënë ndryshe për blerje banese.

Ndërkohë që 30.8% shkon për konsum. Institucioni mbikëqyrës bankar vlerëson se ky portofol ka shënuar rritje të shpejtë vitet e fundit, duke dëshmuar për nevojën që kanë qytetarët për likuiditet. Banka e Shqipërisë vlerëson një kthesë edhe në monedhën që qytetarët marrin kredinë.

Ajo po preferohet kryesisht në lek, ashtu si edhe i kanë të ardhurat, duke qenë kështu të mbrojtur nga efektet e kursit të këmbimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN