PD mbledh të shtunën Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike mbledh nesër këshillin kombëtar. Ky takim i së shtunës i demokrateve në forumin e tyre më të lartë pas kuvendit kombëtar vlerësohet i rëndësishëm për dy arsye kryesore.

Në radhë të parë,  mbyllen zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, pasi anëtarët e këshillit votojnë nesër për kryesinë e re, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm, sekretaret funksionale dhe drejtuesit e departamenteve.

Nga këshilli kombëtar i PD pritet një vendim i qarte për aksionin e protestave që opozita ka deklaruar se do të ndërmarrë deri në objektivin e tyre madhor,  largimin e kryeministrit Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN