Qyteti i vogël bullgar shpallet Kryeqyteti Europian i Kulturës

Është shpallur si kryeqyteti europian i kulturës për vitin 2019, e me këtë vlerësim qyteti bullgar i Plovdiv shpreson të joshë edhe më shumë vizitorë. Për të festuar privilegjin, autoritetet organizuan një shfaqje me muzikë , drita e fishekzjarrë në një kullë 30 metra të lartë në qendër të qytetit.

Arkeologët kanë zbuluar artefakte që datojnë nga epoka e gurit e sipas ekspertëve kjo i jep të drejtë Plovdivit të konsiderohet si një prej qyteteve më të vjetra të Europës.

“Në mënyrë të vazhdueshme ne kemi zbuluar prova të qytetërimit që datojnë deri 8 mijë vite
më parë. Për këtë arsye, ne pohojmë me siguri se Plovdiv është një prej qyteteve më të vjetra në Europë”

Rosita Mitkova, arkeologe

I pari qytet bullgar që mban këtë titull, u pushtua nga Filipi II i Maqedonisë, babai i Aleksandërit të madh, i cili i dha emrin Philippopolis. i njohur ndryshe si qyteti i 7 kodrave, Plovdivi ka qenë pjesë e Perandorive Romake, Bullgare, Bizantine e Osmane përgjatë shekujve dhe vitet e fundit ka përjetuar rritje të numrit të vizitorëve. Titullin e kryeqytetit europian të kulturës për këtë vit, Plovdivi e ndan me qytetin antik italian të Materas.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN