Rikthehet Santana me “Supernatural now”

Carlos Santana do të pushtojë rrugët këtë verë me turin “Supernatural now”. Për plot 3 muaj dhe 30 koncerte të fiksuara tashmë, ai do të udhëtojë përgjatë gjithë Amerikës së Veriut, për të përkujtuar 2 data, që ai vetë I cilëson si momentet që shënuan karrierën e tij si kitarist: 20-vjetorin e 9 çmimeve “Grammy” me albumin “Supernatural” dhe 50-vjetorin e performancës së jashtëzakonshme në festivalin e muzikës “Woodstock”.

“Ishte vërtet elektrizuese. Ishte emocionuese të dilje në skenë në orën 2:30 të drekës dhe një surprizë e pabesueshme njëkohësisht, sepse askush nuk e dinte kush ishte Santana. Arsyeja për këtë ishte se nuk kisha publikuar ende asnjë album”

Carlos Santana, kitarist

Turi “Supernatural now” do të nisë nga Feniks, Arizona, më 22 qershor 2019 dhe mbyllet në Nju Jork më 25 gusht. “Supernatural”, I vitit 1999, ishte albumi që I dha suksesin e përjetshëm Carlos Santanas. Këngët “Smooth” dhe “Maria Maria” mbeten ende hite botërore, me mbi 300 milionë kopje të albumit të shitura në mbarë botën, duke mbizotëruar klasifikimet për muaj me radhë e që padyshim I dhuruan në vitin 2000 edhe 9 çmime Grammy përfshirë këtu çmimin për albumin e vitit si dhe 3 çmime Latin Grammy, mes të cilave rekordi Ivitit.

“Supernatural qëndron ende në majë, në krah të Thriller të Michael Jackson dhe krah hiteve të Eagle. Ndaj është shumë e rëndësishme që këtë 20 vjetor, ta përkujtoj me një tur dhe të jem më pranë publikut”.

Carlos Santana, kitarist

Por ky nuk do të jetë një tur thjesht nostalgjik. Përgjatë 30 koncerteve, Santana do të publikojë edhe këngë të reja, në bashkëpunim me emrat më të mëdhenj të muzikës botërore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN