Ruçi: Nuk jam penduar për zgjedhjen e Metës si president

I pyetur nga gazetarja e A2Cnn Marsela Karapanço mbi një pendesë politike për votën e dhënë për zgjedhjen e presidentit Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi duket i qartë:  Absolutisht nuk jam bërë pishman, edhe sot e them që Shqipëria nuk kishte luksin të kalonte në atëkohë nga zgjedhje në zgjedhje.

Por shton, “nuk kam pritur që presidenti i republikës të operojë sipas orekseve politike dhe partiake, të asnjë pale”.

Për sa i përket rikthimit të ligjeve për Kadastrën dhe Noterinë nga presidenti, Ruci shtoi që sapo ka dhënë “shënimin përkatës që ato të programohen në seancën plenare”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN