Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Trump pengon udhëtimin e Pelosit, kërkon negociata

Nga A2 CNN
18 Janar 2019, 11:48 | Bota
Trump pengon udhëtimin e Pelosit, kërkon negociata

Presidenti amerikan Donald Trump e ka penguar udhëtimin e kryetares së dhomës së përfaqësuesve në Bruskel dhe Afganistan, duke i mohuar asaj dhe delegacionit të drejtën e përdorimit të një avioni ushtarak.

 Lideri i shtëpisë së Bardhë i kërkoi Pelosit të qëndrojë në SHBA për të negociuar zgjidhjen e ngërçit politik, që ka lënë të mbyllur qeverinë për 27 ditë. 

Vendimi u bë i ditur më pak se një orë parasë kryetarja demokrate e dhomës së përfaqësuesve të niste udhëtimin.

https://a2news.com/2019/01/05/trump-kercenon-emergjence-kombetare-per-murin/

 Zëdhënësja shtëpisë së bardhë Sarah Sanders publikoi letrën e presidentit në rrjetin social Twitter.

 “Mendoj se gjatë kësaj periudhe do të ishte më mirë të qëndroje në Uashington për të negociuar me mua e për t’iu bashkuar lëvizjes për sigurinë në kufi për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë”, ka shkruar Presidenti Trump.

Por ai shtoi se Pelosi mund ta zhvillonte udhëtimin duke përdorur një linjë komerciale fluturimi. Më herët gjatë së enjtes, demokratja i kërkoi presidentit të shtyjë fjalimin e përvitshëm për gjendjen e kombit, duke përsëritur thirrjen për rihapjen e qeverisë.

 “Janë të dëshpëruar. E dinë që duhet ta rihapin qeverinë. E kam thënë e do të përsëris, jam kundër ndërtimit të murit”, deklaroi Pelosi.

Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se nuk do të dërgonte një delegacion amerikan në forumin ekonomik në Davos, për shkak të shutdownit.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani