Turneu në Turqi, Shqipëria U17 e mbyll me fitore

Përfaqësuesja e 17-vjeçarëve të Shqipërisë ka fituar ndeshjen e tretë dhe të fundit në turneun “Mercedez Benz Cup 2019”, të zhvilluar në Turqi.

Skuadra e drejtuar nga Elvin Beqiri mposhti 2-1 Moldavinë, me golat e Gjuzit dhe Mitaj, të realizuar në harkun e dy minutave gjatë pjesës së dytë të lojës.

Në këtë mënyrë, kuqezinjtë e vegjël e mbyllën turneun me fitore, pasi kishin humbur dy ndeshjet e para, me rezultatin 2-0 përballë Anglisë, teksa u dorëzuan 3-1 edhe përballë organizatorëve të Turqisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN