Veseli: Rusia, drejt njohjes së Kosovës

Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës. Ky ishte mesazhi që kishte kuptuar kryeparlamentari nga Prishtina, Kadri Veseli, nga deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi.

Sipas tij, qëndrimi i Moskës është po i njëjti me atë të shprehur nga shefi i Kremlinit në takimin me presidentin Kosovar, Hashim Thaçi, në Francë.

“Fqinji jonë i veriut po pretendon të ndërtojë marrëdhënie të mira me partnerët tanë, por po i hap dyert Rusisë. Sidoqoftë, Putin dha në Serbi të njëjtat mesazhe që dha edhe gjatë takimit me Presidentin Thaçi, që do të thotë se Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Kosovës”.

Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Veseli foli përsëri për taksën me 100% të vlerës, vendosur për të gjitha mallrat serbe që hynë në Kosovë. Kreu i Kuvendit tha se kjo tarifë i ka bërë mirë Beogradit, në aspektin e respektimit të Kosovës. Ai komentoi edhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN