Vijon kumari i paligjshëm, arrestohen në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë – A2

Vijon kumari i paligjshëm, arrestohen në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë

Nuk shuhet plotësisht fenomeni i lojrave të fatit. Edhe sot Policia e Shtetit ka evidentuar 3 raste ushtrimi të paligjshëm të këtij aktiviteti që deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar ishte pjesë e përditshmërisë të vendit.

Rastet në fjalë janë konstatuar konkretisht në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.

Policia deklaron që 3 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, një valixhe me çipsa, katër aparatura, një njësi kompjuterike dhe dy pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2