Vucic i kundërpërgjigjet Veselit pas vizitës së Putinit në Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vucic komentoi deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, duke thënë se ai ka aftësi të veçantë dëgjimi. Sipas Vuçiç, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të kundërtën, sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Putin tha gjithçka që mendon për Kosovën. E përgëzoj Kadri Veselin, ai dëgjoi diçka që askush nuk mundi dhe për këtë nevojiten aftësi të veçanta”, ironizoi presidenti serb. Vuçiç kërkoi sërish heqjen e taksës 100% të vendosur nga Prishtina. Ai se tha se kjo tarifë pengon dialogun mes dy vendeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN