Australian Open: Kualifikohen Novak Xhokoviç dhe Serena Williams

Tenisti Serb, Novak Xhokoviç, kualifikohet për në 1/8 e turneut Australian Open pasi mundi në katër sete rivalin e tij kanadez Denis Shalpovalov. Fituesi i plot 14 titujve ‘grand slam’ në raundin e ardhshëm do të vihet përballë tenistit rus Danil Medvedev.

Ky i fundit është vetëm 22 vjeç, megjithatë statistikat janë të frikshme pas prej nisjes së turneut Medvedev nuk ka humbur asnjë set.

Tek femrat, Serena Williams mundi pa vështirësi tenisten e re nga Ukraina, Dajana Jastremska, ndërsa në fund, amerikania i dhuroi edhe një përqafim motivues 18-vjecarjes e cila shpërtheu në lot pas skualifikimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN