Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha hap Këshillin Kombëtar: Rama po shkatërron vendin, duhet ndryshim transformues

Nga A2 CNN
19 Janar 2019, 11:38 | Politikë
Basha hap Këshillin Kombëtar: Rama po shkatërron vendin, duhet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hapur mbledhjen Këshillit Kombëtar, me një fjalim ku thekson nevojën e një “ndryshimi transformues”  me qasje evropiane të politikës shqiptare që të mundësojë çlirimin nga ”kriza e besimit” të elektoratit.   

Duke nënvizuar që Shqipëria “rrezikon sërish shansin e hapjes së negociatave në verë”, Basha theksoi që roli i demokratëve është kritik, sepse për të rrëzuar qeverinë Rama,  duhet një “ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai në fillim të viteve 1990-të. Atëherë kishte energji, kishte shpresë, politika shihej si një e mirë që do e çonte vendin përpara. Sot Shqiptarët e shohin politikën si të keqen më të madhe dhe shkaktaren kryesore të problemeve tyre”.

Sipas tij, demokratët duhet të “kthejmë së pari besimin se Shqipëria mund të bëhet vend normal”, sepse sipas tij “sepse shqiptarët nuk presin nga politika mrekulli por normalitet”.

Sipas kreut të PD-së, kapërcimi i besimit ndodh duke “treguar integritet dhe kurajë, jo premtime dhe shpresa boshe, por një realitet thellësisht demokratik dhe të lirë duke filluar nga partia jonë”.

Basha nënvizoi faktin që partia që kryeson është “e hapur dhe i mirëpret të gjithë ata që duan të behën pjesë e jona, të gjithë ata që duan ndryshimin” por theksoi që ”kurrë Partia Demokratike nuk do të jetë strehë për kriminelë e trafikantë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani