Cikalleshi, debutim me gol në humbjen ndaj Besiktas

Sokol Cikalleshi ka treguar menjëherë vlerat pas rikthimit të tij tek Akisaspor.

Edhe pse skuadra e tij u mund 3-1 në kampionat nga gjigandët e Beshiktash, sulmuesi i kombëtares shqiptare ja doli të shënojë që në ndeshjen e tij të parë.

28-vjeçari u aktivizua në pjesën e dytë dhe arriti të gjejë rrejtën përballë ish-portierit të Liverpul, Karius, në fundin e takimit duke i dhënë njëkohësisht një sinjal të qartë drejtuesve të klubit turk se kanë bërë investimin e duhur.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN