Dorëzohen Partizani dhe Kukësi, Ibrahimi rikthehet në shtëpi

Agim Ibraimi është futbollisti më i ri i Shkëndisë së Tetovës. Ekipi nga Maqedonia mposhti Partizanin dhe Kukësin në garën për të marrë shërbimet e lojtarit, i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin ndërkombëtar.

Pretendentët për titullin e kampionatit shqiptar e kërkonin Ibraimin, por ai zgjodhi të kthehej në shtëpi aty ku nisi dhe karriera e tij.

Shqiptari nga Tetova ka luajtur me një sërë ekipesh prestigjioze europiane si Maribor, Astana dhe Cagliari. Ibraimi ka fituar një sërë titujsh gjatë karrierës. Me Shkëndijën, ai firmosi kontratë 3-vjeçare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN