“Është shumë i gjatë”! Femrat refuzojnë 23-vjeçarin

Janë të shumta rastet kur gjatësia kthehet në problem jo vetëm për meshkujt, por edhe për femrat në lidhjet e tyre.

Por nëse mendoni se vetëm personat e shkurtër e kanë këtë problem, atëherë do të gaboheshit. Rasti më konkret është ai i 23-vjeçarit nga Pakistani, Zia Rashid.

Ai është i gjatë 2.4 metra dhe mban rekordin në shtetin ku jeton, ndërsa së fundmi është shprehur se gjatësia është kthyer në një problem serioz për të krijuar një lidhje.

Ai thotë se nuk ka mundur të krijojë një lidhje pasi të gjitha vajzat e refuzojnë për shkak të gjatësisë. “Deri tani nuk kam mundur të gjej një partenere. Nuk kam gjetur një vajzë që të më përshtatet në gjatësi, madje askush nuk tregon interes për mua. Familja ime është përpjekur të më gjejë një partnere, por edhe ata kanë dështuar”, shprehet mes trishtimit 23-vjeçari.

Ai thotë se ky nuk është problemi i vetëm për të. “Unë nuk mund të gjejë rroba. Këpucët i bëj me porosi, ndërsa nuk mund të udhëtojë me autobusë”, tregon ai.

Ndërkohë, rekordin si njeriu më i gjatë në botë e mban Sultan Kösen, fermer turk me origjinë kurdë, 2.51 metra i gjatë.

Shkarkoni aplikacionin e A2