Idrizi kritik ndaj vendimit të PD: Duhet alternativë qeverisëse

PDIU është kritike ndaj qëndrimit të Partisë Demokratike për organizimin e protestave me synim rrëzimin e qeverisë.

Kryetari Shpëtim Idrizi deklaroi se detyra e opozitës është të propozojë një alternativë për arsimin e ekonominë, e jo thjesht të zëvendësojë një emër.

Deklarata e Idrizit u bë gjatë fjalës së tij në eventin e 28-vjetorit të shoqatës “Çamëria”.

 Idrizi kërkoi të zbatohet rezoluta e miratuar nga Kuvendi për Çamërinë, duke ngritur çështjen e ligjit të luftës në mbledhjen e parë të ministerialit të NATO-s, ku bëjnë pjesë të dyja vendet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN