“Jelekët e verdhë” sërish në rrugët e Francës, 5 mijë policë për sigurinë

“Jelekët e Verdhë” pushtuan sërish rrugët e Francës këtë të shtunë, në fundjavën e 10-të radhazi të protestave anti-qeveritare.

Manifestuesit kundërshtojnë me forcë përpjekjet e presidentit Emmanuel Macron për të kanalizuar zemërimin e tyre në një sërë debatesh në bashkitë e qyteteve franceze.

Protestuesit u mblodhën në Champs Elysees, kullën Eiffel dhe në afërsi të parlamentit në Paris. Numri i qytetarëve, që marrin pjesë në këto tubime, vjen gjithmonë e në rënie.

Për mbarëvajtjen e manifestimit në kryeqytet janë angazhuar 5 mijë agjentë. Protestat e “Jelekëve të Verdhë” nisën për të kundërshtuar taksën që rriste çmimin e karburanteve, por tani është kthyer në një revoltë anti-qeveritare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN