
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur kryesinë e saj. Ish-presidenti Bujar Nishani është votëbesuar si kryetar i Këshillit.

- Ndërkohë, Këshilli ka votëbesuar kryesinë si më poshtë:
- Bujar Nishani – kryetar i Këshillit Kombëtar
- Edi Paloka dhe Edmond Spaho – nënkryetarë
- Halim Kosova – kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës
- Jemin Gjana – kryetar i Komisionit Zgjedhor
- Arben Ristani – Kryetar i Komisioni të Apelimit
- Alfred Rushaj – Kryetar i Bordit Financiar
- Albana Vokshi – kryetare e LDG
- Belind Këlliçi – Kryetar i FRPD
Më pas, Këshilli Kombëtar i PD ka publikuar edhe rezultat e Sekretariatit:
- Sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi
- Sekretar për çështjet ligjore, Çlirim Gjata
- Sekretar organizativ, Sahit Dollapi
- Sekretar për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso
- Sekretar për burimet njerëzore, Ervin Minarolli