Jorgjia Truja, “muza” e muzikës lirike

Prezantohet në Qendrën për Dialog, në ambientet e kryeministrisë, një DVD mbi jetën e artistes së popullit Jorgjia Truja.

E njohur si një ndër zërat më të mirë lirikë të Shqipërisë që nga vitet ’30, Jorgjia Truja bëhet edhe modeli për shumë vajza që do të shkruanin më pah historinë e muzikës klasike e lirike në Shqipëri.

Jorgjia Truja dhe Tefta Tashko Koço u bënë shumë shpejt jo vetëm të parat artiste që duartrokiteshin në çdo dalje publike, por edhe mësueset e disa brezave artistësh.

Dvd-ja e prezantuar në kryeministri i bashkëngjitet rrëfimit autobiografik që artistja e popullit ka lënë.

“Muza e parë” është publikuar katër vite më parë në ambientet e kuvendit nga akademikë dhe personazhe të politikës, që ashtu sikurse edhe në këtë promovim nderuan ikonën Jorgjia Truja edhe si një politikane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN