Nishani padit Ramën: Vëllai im nuk është pronar i mensës në Qytetin Studenti

Ish presidenti Bujar Nishani vendosi të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mensën në Qyteti Studenti”.

Ja pronarët e vërtetë e legjitim të pronës dhe bisnesit për të cilat Mero Çorapja akuzon familjarët e mij që kurrë nuk…

Gepostet von Bujar Nishani am Donnerstag, 13. Dezember 2018
Postimi i ish presidentit Bujar Nishani

Ish presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti. Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty.  

Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN