Një brazilian dhe “Topi i Artë” i japin fitoren Realit ndaj Sevilla-s

Pavarësisht se nuk ka bindur në ndeshjet e fundit në La Liga, në javën e 20 të kampionatit, Reali i Madridit ka triumfuar pastër 2-0 në “Bernabeu” ndaj Sevillas.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa goli i parë u shënua nga braziliani Casemiro në minutën e 78, ndërsa “Topi i Artë” Luka Modric e vulosi ndeshjen në 2-0 në minutat e shtesës.

Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 36 pikëve në vendit të tretë, me një diferencë prej 7 pikësh nga Barcelona.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN