Plagoset me armë zjarri një 20-vjeçar në Tiranë

Një 20-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të pasdites së të shtunës në zonën e “Yzberishtit” në kryeqytet.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, ku pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë një i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të kësaj ngjarje dhe po punon për arrestimin e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN