PSG i pamëshirshëm ndaj Guingamp, i shënon 9 gola

Në Francë, PSG nuk ka kundërshtarë dhe këtë e tregojnë jo vetëm trofetë e fituar gjatë viteve të fundit, por edhe fitorja e kësaj të shtune.

Skuadra e yjeve, Mbappe, Neymar e Cavali ka arritur të marrë një fitore të thellë 9-0 ndaj vendit të fundit në renditje, Guingamp.

Lojtarët e sulmit ishin ata që shkëlqyen në këtë ndeshje, me Mbappe që realizojë 3 gola, po aq edhe Cavani, ndërsa Neymar u mjaftua me dy, ndërsa golin e gjeti edhe belgu Meunier.

Me këtë fitore, kryeqytetasit francezë shkojnë në kuotën e 53 pikëve, më një diferencë prej 13 pikësh nga vendi i dytë, e sikur të mos mjaftonte kjo edhe me dy ndeshje më pak. Praktikisht kampionati mund të quhet i mbyllur që në këtë javë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN