Rivënia me dorë 70 metra, portieri i Iranit për rekord

Nëse është folur shpesh se portieri Ederson i Manchester City-t është më i miri në lojën me këmbë, me siguri Alireza Beiranvand, portieri i Iranit është më i miri për nisjen e lojës me dorë.

Shpesh video të tij janë bërë virale në internet për rivëniet e gjata me dorë të topit, ndërsa këtë gjë e ka bërë edhe në Kupën e Azisë në ndeshjen ndaj Irakut.

Ai e hodhi topin në një distancë rreth 70 metra, duke e çuar atë në këmbët e lojtarit të skuadrës së tij edhe pse në fund sulmuesi gaboi ta dërgojë në rrjetë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN