Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rusët zhyten në liqenin e ngrirë, mungon Putin

Nga A2 CNN
19 Janar 2019, 20:27 | Lifestyle

Nëse ankoheni nga i ftohti, ju sugjerojmë që më mirë të mos i shihni këto foto! Rusët festojnë sot Epifanian, festën e Ujit të Bekuar.

Pavarësisht temperaturave që shkojnë deri në -40 gradë celsius në disa rajone të Rusisë, më shumë se 2.4 milionë njerëz kanë festuar edhe pse jo të gjithë kanë praktikuar ritin që kujton pagëzimin e Jezusit nga ana e San Giovani Battista.

Në një zonë në lindje të Moskës, me qindra persona u zhytën në ujëra të ngrira duke sfiduar të ftohtin.

Por këtë vit mungoi Vladimir Putin, i cili e praktikoi ritin vitin e kaluar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli