Terroristë të veshur si policë vrasin 2 murgj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një tempull në jug të Tajlandës, ku persona të armatosur kanë vrarë dy murgj, ndërsa kanë lënë të plagosur edhe dy të tjerë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 6 persona të armatosur, të cilët besohet se ishin të veshur si anëtarë të një force sigurie të qeverisë, sulmuan tempullin Rattanupap në provincën Narathiwat.

Kryeministri Prayut Chan-oka dhe udhëheqësit fetarë dënuan sulmin, i cili është i pari në 3 vitet e fundit mbi murgjit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN