Këshilli Kombëtar i PD: Qeveri kalimtare

Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha kërkoi angazhimin e çdo strukture me qëllim kthimin e besimit tek PD, si e vetmja mundësi për ndërrimin e pushtetit.

“Një pyetje me të cilën ndeshem ditë për ditë është: Kur do ta rrëzoni Ramën? Si do ta rrëzoni? Jam i bindur që gjithsecili prej jush këtu do që ta rrëzojmë tani dhe kjo mund dhe do të arrihet vetëm në një mënyrë, duke bërë njerëzit për vete”

Lulzim Basha, Kryetar i PD

Kreu i opozitës prezantoi 4 shtyllat e alternativës së PD që kthejnë shpresën e besimit:

  1. Vetting të politikanëve
  2. Dekriminalizim i zgjedhjeve
  3. Shqipëri e taksave të ulëta
  4. Integrimin e Shqipërisë në BE

Teksa ftoi demokratët të bashkohen, Basha mbroji emrat e propozuar prej tij për kryesinë dhe sekretariatin duke i cilësuar si një nga arritjet më të mëdha të PD.

Këshilli Kombëtar votëbesoi ish-presidentitn Bujar Nishani si kryetar të Këshillit Kombëtar dhe Edi Palokën dhe Edmond Spahon si nënkryetar. I sapo votëbesuar, nënkryetari Edi Paloka sqaroi para gezatarëve vendimin e këshillit për organizimin e protestave për largimin e qeverisë Rama dhe mbështetjen e krijimit të një qeverie kalimtare.

“Këshilli mori vendim politik që si zgjidhje politike mbas rrëzimit të qeverisë “Rama”, një qeveri tranzitore dhe kalimtare për organizimin e zgjedhjeve”

Edi Paloka, nënkryetar i PD

Në mbledhjen me dyer të mbyllura por edhe publikisht, kryedemorkati Lulzim Basha sqaroi se ka ndarë detyrën e deputetëve nga detyrat funksionale në parti me qëllim që deputet të jenë sa më pranë qytetarëve. Në këshill, mungoi ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, e cila sipas statutit është automatikisht pjesë e Këshillit Kombëtar, por zonja Toaplli tha se nuk ishte njoftuar për mbledhjen.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN