Messi “zgjon” Barcelonën ndaj Leganes

Lionel Messi vazhdon të jetë i magjishëm dhe i pazëvendësueshëm në fushën e lojës për Barcelonën.

Valverde vendosi të mos e aktivizojë nga minuta e parë argjentinasit ndaj Leganes, por e pa veten në vështirësi kur miqtë në minutën e 57 barazuan golin e Dembele.

“Pleshti” u aktivizua në minutën e 64 dhe aty ndryshoi gjithçka për Barcelonën. Vetëm 7 minuta nga aktivizimi, Messi lëshon një goditje të jashtëzakonshme në drejtim të portës, i tillë ishte dhe reagimi i portierit mik, por Suarez përfitoi nga topi i grushtuar dhe e dërgoi atë në rrjetë. Lojtarët e Leganes protestuan për ndërhyrje të parregullt të uruguaianit, por gjyqtari nuk mendoi kështu edhe pse ishte mjaft e dyshimtë.

Nëse mendoni se Messit i mungon Neymar, atëherë gaboheni. Argjentinasit i mjafton Jordi Alba!

Në minutat e shtesës, pasi një kombinimi fantastik mes dy lojtarëve, Leo e dërgon topin në rrjetë duke e vulosur rezultatin e sfidës në 3-1 dhe firmosur fitoren e 7 radhazi të Barçës në La Liga.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN