Napoli mposht Lazio-n, Javier Zanetti shpëton nga Acerbi!

Napoli mori një fitore të vështirë ndaj Lazio-s në javën e 20 të Serie A, me rezultatin e ngushtë 2-1.

Të besuarit e Ancelottit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave dhe u mendua se ndeshja ishte mbyllur, por lojtarët e Lazios nuk u dorëzuan dhe ngushtuan diferencën në minutën e 65 me Immobile.

Por vetëm 5 minuta pas golit, kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak, pas largimit me kartonin e kuq të Acerbit, i cili nuk ndëshkohej prej 149 ndeshjesh.

Ky karton i kuq bën të buzëqeshë ish-lojtarin e Interit, Javier Zanetti, i cili mban rekordin me 162 ndeshje radhazi pa u ndëshkuar me kartonin e kuq.

Ndërkohë, Napoli me këtë fitore e ngushton përkohësisht në 6 pikë diferencën me Juventusin e vendit të parë, që do të luajë nesër ndaj Chievos.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN