Rikthehen shirat, rriten temperaturat

Java që vjen sjell kushte të paqëndrueshme të motit në Shqipëri, ku reshjet do të jenë mjaft prezentë, por më të dendura nga dita e martë deri të enjten.

Vlen të theksohet se javën tjetër, temperaturat do të jenë relativisht të larta dhe për pasojë pritet që reshjet të jenë kryesisht shira ndërsa dëbora, lokalizohet në zona të thella malore.

Ndërsa pas datës 25 janar, pritet sërish rënie e temperaturave, por jo vlera ekstremisht të ulëta, si ato të shënuara në gjysmën e parë të janarit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN