Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rita, e lodhur nga ish të dashurit, ndryshon numrin e telefonit

Nga A2 CNN
20 Janar 2019, 21:17 | Showbiz

Viti i ri ka nisur me ndryshime për Rita Orën, këngëtaren me origjinë shqiptare, e cila duket se ka vendosur të ndryshojë numrin e saj të telefonit.

Mediat rozë raportojnë se ky vendim i Ritës ka ardhur pasi ish-ët e saj si Calvin Harris, Rob Kardashian, James Arthur apo Tyrone Wood nuk i kanë mbyllur komunikimet me të dhe në periudha të ndryshme e kanë shqetësuar me mesazhe.

“E mora këtë vendim që më frikësoi menjëherë, por e bëra gjithsesi. Kam pasur të njëjtin numër telefoni për një kohë vërtet të gjatë dhe më në fund e ndryshova. Tani askush nuk mund të më dërgojë mesazh. Por ndjehem mirë me të vërtetë. Sikur kam bërë një pastrim të madh. Është e çuditshme, por e bëra”, ka thënë Rita Ora.

Në ditët e fundit të 2018-ën, në mediat rozë u fol se Rita po niste një lidhje të re me aktorin Andrew Garfield, por ka qenë vetë këngëtarja që e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë