Salvini: Portet tona mbeten të mbyllur

Ministri i brendshëm italian Mateo Salvini, i cili ka mbyllur portet për anijet humanitare, që kur qeveria populiste erdhi në pushtet në mesin e vitit 2018, thotë prerazi se do të mbeten të mbyllura, për t’i dhënë fund trafikut të qenieve njerëzore.

“Anijet më të fundit në det me emigrantë janë prova se nëse ne rihapim portet, atëherë njerëzit do të vdesin”, thotë Salvini në një video të postuar në Facebook. Sipas organizatës së emigrantëve, rreth 170 emigrantë janë zhdukur në Mesdhe në dy incidente të ndryshme, në dy anije që janë nisur nga Libia dhe Maroku.

Vetëm njëra prej anijeve është pikasur nga një patrullë e ushtrisë italiane ndërsa tjetra është zhdukur në det. Sipas ministrit të brendshëm Salvini, në 20 ditë të 2019 vetëm 100 emigrantë kanë hyrë ilegalisht në Itali në krahasim me 2 mijë të tillë, për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN