Skënderbeu merr masa pas dëmtimit të Bregut, vjen mesfushori 21-vjeçar

Kampionët e Skënderbeut kanë zyrtarizuar lëvizjen e radhës në merkato. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin Shqiprim Taipi i cili pas marrëveshjes me presidentin Takaj, do vishet bardhekuq për të paktën 2 vite e gjysmë.

21-vjeçari i cili më herët ka qenë pjesë edhe e kombëtares U-21 për një periudhë të shkurtër kohore luan në rolin e mesfushorit të qendrës. Një prurje e nevojshme kjo për të shtuar cilësitë në organizimin e lojës së Skënderbeut, pasi trajneri Shehi nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Dejvi Bregu në ndeshjet e para pas dëmtimit në fazën përgatitore.

E kaluara e Taipit i përket kryesisht kampionatit maqedonas, atje ku më herët ka luajtur me skuadrat e Shkupit, Shkëndijës së Tetovës dhe së fundi me klubin e Horizont Turnovo.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN