Thaçi: S’do të ketë as “Shqipëri të madhe” dhe as “Kosovë të madhe”

Pas një heshtjeje disamujore për korrigjimin e kufijve, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e rihapi këtë temë në një intervistë për agjencinë e lajmeve të Austrisë, APA.

Në këtë intervistë, Thaçi jep detaje të marrëveshjes që synon të arrijë me presidentin serb, Vuçiç, kur thotë se marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera.

Marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse, sipas Presidentit të Kosovës dhe do të trajtojë edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje.

Ajo që bie në sy në intervistë, është referimi që Thaçi i bën qëndrimit të Rusisë, që sipas tij do të jetë e gatshme ta pranojë marrëveshjen, nëse ajo pranohet nga Serbia dhe Kosova.

Sipas Thaçit, nuk do të ketë as “Shqipëri të madhe” dhe as “Kosovë të madhe”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN