Tragjedi në Alpe, flakët përpijnë godinën në fshatin turistik | VIDEO

Dy vetë kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një zjarri masiv që shpërtheu në një zonë turistike në alpet franceze, në orët e para të mëngjesit.

Zjarri ra në një godinë rezidenciale ku jetonin punëtorët sezonalë që shërbejnë në Courchevel, në lindje të Francës. Flakët u përhapën edhe në dy godina të tjera, ndërsa banorët hidheshin nga dritaret për të shpëtuar.

Një video shokuese nga vendngjarja u publikua në rrjetet sociale nga Yarik Zanuda, një gjeorgjian që punonte aty, i cili tha për mediat lokale se zonja që dha alarmin e zjarrit mund të mos ketë mbijetuar.

Sipas autoriteteve flakën nisën rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe u shuan plotësisht vetëm në 8:30, ndërsa zjarrfikësit gjetën dy trupa nën rrënoja. Në zonën turistike ka 4 fshatra dhe 11 hotele me pesë yje, që ndodhen në lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN