Tragjedia në Meksikë, rritet numri i viktimave

Rritet numri I viktimave pas shpërthimit të naftësjellësit në qendër të Meksikës. Deri tani numërohen 73 persona të vdekur, por sipas Guvernatorit të shtetit të Hidalgos numri mund të rritet edhe më shumë ndërsa të lënduar rëndë kanë mbetur 74 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi pasi karburanti është derdhur nga një tubacion, i dëmtuar qëllimisht, në kohën kur qindra vetë ishin mbledhur pranë tij për të grabitur naftë. Gazsjellësi, në pronësi të kompanisë shtetërore të naftës Pemex, shtrihet nga bregu i gjirit të Meksikës deri në rafinerinë Tula, shumë pranë vendit ku ndodhi incidenti. Sipas qeverisë lokale, 600-800 vetë ishin mbledhur kësaj zone, për të grabitur naftë nga kontejnerët.

Sipas Guvernatorit Fayad, personeli ushtarak dhe policia u munduan të shpërndajnë turmën përpara shpërthimit por ata i kanë injoruar kërcënimet, deri në momentin e ngjarjes. Kjo është tragjedia më e rëndë që ka ndodhur në tubacionet e naftës në Meksikë vitet e fundit. Në dhjetor të 2010, 30 vetë humbën jetën dhe 52 të tjerë mbetën të plagosur rëndë pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në shtetin e Pueblës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN