Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vidhet argjendaria në qendër të Lushnjës

Nga A2 CNN
20 Janar 2019, 11:21 | Kronikë
Vidhet argjendaria në qendër të Lushnjës

Një argjendari ra pre e vjedhjes orët e para të mëngjesit në qendër të Lushnjës. Vjedhja dyshohet se u be nga 4 persona që kanë qenë të maskuar.

Vlera e bizhuterive kap shifrën e 1 milionë lekëve ndërsa policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se për identifikimin e autorëve janë sekuestruar kamerat e sigurisë të të gjitha argjendarive përreth zonës, pasi vetëm në krah të këtij biznesi ndodhen edhe 6 argjendari të tjera.

Kjo është argjendaria e tretë e cila vidhet në harkun kohor të një muaji kjo pasi në dhjetor të një viti më parë u godit një argjendari në rrugën e Durrësit dhe më pas një tjetër në një qendër tregtare në autostradën Durrës-Tiranë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani