21 Janari, si e kujtojnë dëshmitarët

Në 8-vjetorin e 21 Janarit, ku gjatë një proteste para Kryeministrisë mbetën të vrarë 4 persona, familjarë dhe deputetë të Partisë Socialiste bënë homazhe në përkujtim të tyre. Në Bulevard, para godinës së Kryeministrisë, disa prej protestuesve të 8 viteve më parë, tregojnë për A2 kujtimin e tyre për ato momente.

“Kam qenë 5 metra larg Ziverit (Veizi) kur u vra te porta e Kryeministrisë. Ishin çaste të tmerrshme, degët e pishës binin në tokë nga plumbat, kuptohet që ishin plumba automatiku”, thotë një dëshmitar i atyre ngjarjeve. “Deputetët e Partisë Socialiste kërkonin që të mos futeshim brenda sepse do të na vrisnin”.

“Gjykata nuk duhet ta mbyllë kësaj radhe këtë çështje”, thotë një tjetër dëshmitar i protestës së 8 viteve më parë. “Plumbat dilnin nga dritarja e katërt ndërsa sot ata janë të gjithë të lirë. Kam dalë të protestoj sepse ata i ka vrarë shteti”.

Gjatë protestës së 21 Janarit mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN