Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A ishte dorëheqja një mesazh për Bashën? Salianji flet për A2

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 17:20 | Politikë
A ishte dorëheqja një mesazh për Bashën? Salianji flet

Vetëm pak orë pasi njoftoi për dorëheqjen nga posti i sekretarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha për A2 se largimi i tij ishte një mesazh drejtuar demokratëve dhe jo vetëm kryetarit Lulzim Basha.

“Është një çështje e qartë, që unë duhet të punoj më shumë për të bindur demokratët që të më votojnë herën tjetër. Sidomos me parimin një anëtar-një votë, që do të kemi zgjedhjet për deputet, duhet të jem më afër tyre që t’i bind të më votojnë”, tha Salianji për A2, tha Salianji. “E kam për demokratët, zoti Basha i ka bërë propozimet e veta dhe këshilli ka bërë zgjedhjen e tij”.

I pyetur për qëndrimin që do të mbajë në vazhdim pas largimit nga funksioni që mbante, Salianji u përgjigj: “Opozitë dhe mbështetje e protestave”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani