Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Votohet Edi Rama si ministër i Jashtëm, 78 vota pro asnjë kundër. Opozita largohet nga salla

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 17:28 | Politikë

Parlamenti votoi sot Edi Ramën si ministër të Jashtëm, me 78 vota pro dhe asnjë kundër.

Për 5 vjet, ky post u mbajt nga Ditmir Bushati, i cili ishte pjesë e shkarkimeve të fund dhjetorit në qeverinë Rama.

Ndërkohë, Kuvendi vendosi shtyrjen e afatit për punën e komisionit të reformës zgjedhore me 30 ditë.

Më herët, Presidenti Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt në këtë detyrë, por Rama e ka bërë të qartë se do të jetë vetëm 'de jure' në këtë post, ndërsa Cakaj do të vazhdojë të jetë zv.ministër i Jashtëm dhe 'de fakto' do të drejtojë ministrinë.

Partia Demokratike ishte e pranishme në seancë, por siç kishte paralajmëruar grupi parlamentar u largua nga salla ndërkohë që po fliste Kryeministri Rama.

Para largimit nga salla, fjalën e mori kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, i cili ironizoi ekzekutivin e ri dhe zgjedhjet e Kryeministrit, duke u drejtuar drejt krahut socialist: “I njihni këto ministrat e rinj?”.

Sipas Bashës, Rama pretendonte të bëhej një ”Hasan Prishtina”, por po del si një ”Enver Hoxha”,  ku edhe ekzekutivi, sipas tij, “është në nivelin e Pali Miskës”.  

Sipas kryedemokratit, për vendin nuk ka zgjidhje tjetër përveç “çlirimi i aulës parlamentare nga konflikti që ka me kriminelët dhe oligarkët”.

Rrugët për të bërë këtë mund të jenë të ndryshme, si “shpalosja e platformës opozitare, apo të ja lejmë popullit të marrë në dorë fatin e tyre”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu