FMN: Tensionet tregtare godasin rritjen ekonomike

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se përshkallëzimi i tensioneve tregtare mund të dëmtojë rritjen ekonomike globale.

 Në një raport të ri, për gjendjen e ekonomisë botërore, FMN gjithashtu paralajmëron për rreziqet e shumta që sjell një Brexit pa marrëveshje.

Ky zhvillim i mundshëm pritet të rëndojë financat Britanike. Për ekonominë botërore, FMN parashikon rritje me 3.5% në 2019.

 Kjo rritje është më e dobët se ajo e vitit të kaluar. Tarifat e vendosura nga administrata e Donald Trump ndaj Kinës ndikuan në këtë frenim të rritjes ekonomike globale.

Në vlerësimin e ri, Eurozona ka pësuar një rënie të ndjeshme për shkak të skandaleve në industrinë motorike në Gjermani.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN