Gjyqi me Ballën, dënohet me gjobë Lulzim Basha

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor për shpifje kreun demokrat, Lulzim Basha, në gjyqin ndaj Taulant Ballës, duke e dënuar atë me 50 mijë lekë gjobë, të cilën duhet të shlyej brenda 6 muajsh.

“Lulzim Bashën e njoftoi sot se do të përballet edhe me një padi tjetër, shuma e gjobës do shkojë më tej për një kopsht. Ndoshta rastësia ka bërë që Lulzim Basha të dënohet me vendim penal më 21 janar 2019, por le të jetë ky një ogur i mirë për ndëshkimin përfundimtar, sa i përket akuzave ndaj tij por edhe Sali Berishës e fajtorëve të tjerë për krimin e shtetëror të 8 viteve më parë”, tha Taulant Balla.

“Vendimi i sotëm i gjykatës nuk ka çuditur asnjë shqiptar. Prej 3 vitesh ne i kemi provuar qytetarëve shqiptarë që qëllimi i qeverisë është kapja e sistemit të drejtësisë dhe ky vendim sot e provoi. Nën presionin e procesit të vettingut, gjykata ka dhënë një vendim që bën të qeshë çdo njeri që e lexon këtë vendim. Ne do ta ankimojmë këtë vendim”, tha Gazmend Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN