Izraeli sulmon pozicione iraniane në Siri

Ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur pozicione iraniane rreth kryeqytetit sirian të Damaskut.

Forcat izraelite të mbrojtjes bënë më dije se operacioni i zhvilluar gjatë natës kishte shënjestruar pozicione të Gardës Revolucionare të Iranit dhe të mbrojtjes siriane. Në sulme mbetën të vrarë të paktën 11 luftëtarë, përfshirë dy sirianë.

Tel Avivi tha se kishte vepruar pasi forcat iraniane kishin lëshuar një raketë mbi Lartësitë e Golanit nga Siria. Damasku nga ana e tij pretendon se ka rrëzuar të gjitha raketat izraelite.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN