KLP sfidon Markun, rikthen në Tiranë Hajdarmatajn e Çelajn

Në mbledhjen e tretë pas konstituimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë sfidon kryeprokuroren Arta Marku duke rikthyer në Tiranë, dy prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çelaj.

Prokurorët u transferuan nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në rrethe. Përkatësisht, Besim Hajdarmataj në Pogradec, ndërsa Olsian Çelaj në Berat. Ky urdhër i kryeprokurores Marku ishte kundërshtuar nga vetë prokurorët dhe sipas anëtarëve të KLP, ata nuk mund të zhvendosen pa pëlqimin e tyre. Rikthimi i dy prokurorëve u miratua me 6 vota pro dhe 5 kundër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN