Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Milani pa Higuain ndaj Genoa-s, Juve me formacion të plotë ndaj Chievo-s

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 11:04 | Futboll
Milani pa Higuain ndaj Genoa-s, Juve me formacion të plotë ndaj

Genoa-Milan dhe Juventus-Chievo do të mbyllin javën e 20-të të Serisë A, ndeshje të cilat do të luhen ditën e sotme.

Tek kuqezinjtë atmosfera nuk është ajo e duhura, pas humbjes së Superkupës pak ditë më parë, por edhe për shkak të çështjes “Higuain”, i cili nuk është grumbulluar nga trajneri Gattuso.

Kalimi i tij tek Chelsea është çështje orësh, ndërsa Milani është gati të zyrtarizojë pikërisht sulmuesin Piatek të Genoa-s për të mbuluar boshllëkun e argjentinasit.

Ndërkohë, kryesuesit e kampionatit, Juventus përballen me Chievon e vendit të fundit. Allegri nuk ka ndërmend të toleroj asgjë ndaj fushë do të zbresë me formacionin më të mirë në dispozicion.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani