Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Pedagogët në grevë, studentët krijojnë një parti të re

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 11:21 | Aktualitet

Ditën e sotme, protestës së studentëve i janë bashkuar edhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Sipas tyre, kjo është një grevë njëditore, përmes së cilës ata kërkojnë shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, pasi cenon jo vetëm liritë e tyre akademike, por edhe autonominë financiare.

“Ne mbështesim kërkesat e studentëve, por kemi shtruar edhe kërkesat tona. Qeveria duhet të kishte marrë masa pas protestës së studentëve, por përmes vendimeve të saj, ajo e ka thelluar krizën”, thotë Mark Marku, pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. “Përmes vendimeve të saj, Qeveria përpiqet të marrë përsipër të vlerësojë punën shkencore dhe performancën e profesorëve”.

Në fakultet është paralizuar tërësisht procesi i mësimit, ndërsa në Fakultetin e Ekonomisë dhe atë të Drejtësisë, mësimi është i pjesshëm, për shkak të ngujimit të studentëve atje.

Nga ana tjetër, studentët mendojnë që “Pakti për Universitetin” i prezantuar nga Kryeministri Rama nuk i jep zgjidhje kërkesave të tyre.

Një ditë më parë, një grup studentësh, kryesisht nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, por edhe intelektualë, kanë njoftuar krijimin e një partie politike, “Shpresë për Shqipërinë”. Ende nuk është zgjedhur një kryetar, ndërsa nuk dihet se cilët do të jenë anëtarët e kësaj partie.

A2 CNN Livestream

Dita jonë