Presidenti propozon ish-kreun e SHISH për të drejtuar KLSH-në – A2

Presidenti propozon ish-kreun e SHISH për të drejtuar KLSH-në

Presidenti i Republikës i ka propozuar ditën e sotme Kuvendit ish-kreun e SHIK-ut Bahri Shaqiri për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.

“Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që z. Bahri Shaqiri të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Zoti Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve”, thuhet ndër të tjera në propozimin e Presidentit.

Aktualisht Shaqiri është këshilltar i Kreut të Shtetit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

Shkarkoni aplikacionin e A2