Rama: Nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka

Pak para votimit që me 78 vota pro dhe asnjë kundër zyrtarizoi emërimin  e tij si ministër të Jashtëm, Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me opozitarët që largoheshin, dhe në veçanti me një fjali enigmatike, “Sali ta qaj hallin me mesazhin që ke marrë, të vështirë e ke”.

Më pas, Kryeministri iu drejtua sallës duke kujtuar datën e sotme, që përkon me ngjarjet tragjike të 21 janarit.

Sipas Ramës, jo të gjithë gjërat kanë shkuar siç duhej dhe “do të donim që disa të ishin në burg për ato ngjarje, por pikërisht sepse ne jemi reformatorë të shtetit, sot duhet të shtrëngojmë dhëmbët, të durojmë dënglat dhe të shtyjmë përpara me reformën në drejtësi”.

Por përtej frustrimit, Rama nënvizoi, duke iu referuar gjyqtarëve,  që “ata që do të gjykonin 21 janarin tani janë rrugëve, dhe nesër mund të jenë edhe në burg!

Kryeministri më vonë deklaroi që përgjigja ndaj opozitës, sepse “beteja jonë nuk është me këta. Sa më shumë përplasemi me këta, dukemi si këta”, duke shtuar se “nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”.

Jashtë Parlamentit, tashmë i zyrtarizuar si Ministër i Jashtëm, Rama nuk harron që çështja Cakaj nuk është ende e mbyllur: “Dua ta bëj të qartë se jemi në pritje të formimit të Gjykatës Kushtetuese për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljen e saj nga Presidenti. Ne kemi përgatitur padinë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet e bëra nga presidenti”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN