Shutdown vijon, demokratët refuzojnë ofertën e Trump

Presidenti Trump i dërgoi një mesazh qindra mijëra punonjësve federal, të cilët nuk po paguhen gjatë mbylljes së qeverisë, duke i quajtur ata “patriotë të mëdhenj”. Kjo erdhi pas propozimit që kishte si synim tejkalimin e këtij ngërçi.

 “Ky është një kompromis i përbashkët që të dyja partitë duhet ta përkrahin”, deklaroi presidenti amerikan.  

Ai ofron zgjatjen me 3 vite të mbrojtjes për disa emigrantë nga programi ‘Dreamers’ dhe emigrantë të tjerë me një status që u lejon qëndrimin në SHBA. Në këmbim presidenti kërkon 5.7 miliard dollarë për murin kufitar. “Muri na bën punë dhe ne kemi nevojë për të”, shtoi Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump

Por zyrtarët demokratë nuk janë të interesuar në ofertën e Trump duke thënë se është masë e përkohshme për programin që ai fundosi.

Drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e cilësoi fjalimin e presidentit të papranueshëm, ndërsa senatori demokrat Chuck Schumer deklaroi: “Zoti president, hapni qeverinë dhe pastaj Demokratët dhe Republikanët do të diskutojnë dhe do të gjejnë një zgjidhje”.

 Nëse kjo gjendje nuk zgjidhjet shpejt, problem të shumta do të shfaqen në Gjykatat Federale dhe shkolla. Këtë e konfirmon edhe Dick Rubin, një tjetër senator demokrat, që shton:

“Ne duhet të arrijmë në një pikë ku mbylljet e qeverisë janë absolutisht të papranueshme. Ku ne i themi presidentit dhe ai i thotë kongresit që kjo nuk është një metodë që mund ta përdorni për presion politik.”

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN