Zgjidhja gjeniale e Luksemburgut për trafikun – A2

Zgjidhja gjeniale e Luksemburgut për trafikun

Me një popullsi prej 602 000 banorësh, Luksemburgut është një prej shteteve më të vegjël të Europës, megjithatë një prej problemeve më të mëdhenj që ka është trafiku i rënduar.

Për këtë arsye autoritetet kanë menduar një zgjidhje, me të cilën shpresojnë t’i japin fund radhëve të gjata të makinave nëpër rrugë: Duke filluar nga marsi i vitit 2020 transporti publik në vend do të jetë falas. Këtu përfshihen, trenat, tramvaj dhe autobusët.

Luksemburgu është një prej shteteve më të pasur në kontinent, madje mban vendin e parë për sa i përket raportit të Produktit të Brendshëm Bruto për banor në Bashkimin Europian. Duke qenë se çmimet dhe qiratë e apartamenteve janë shumë të larta, shumica e forcës punëtore, që llogaritet të jetë 180 000, vijnë përditë nga shtetet fqinje, si Franca, Belgjika dhe Gjermani, që janë vetëm 30 minuta larg me makinë

Geoffrey Caruso, profesor në Universitetin e Luksemburgut, thotë se në vitin 2016, në vend ishin vetëm 662 makina për 1000 banorë. Po atë vit, çdo person harxhonte mesatarisht 33 orë në trafik.

Sistemi i transportit publik në Luksemburg mbulon të gjithë vendin dhe kushton rreth 491 milionë euro në vit për t’u mirëmbajtur, kosto që qeveria ka vendosur ta përballojë vetë. Por Caruso është i shqetësuar se ofrimi falas i këtij shërbimi do t’i largojë njerëzit nga biçikleta apo ecjet në zonat urbane.

Luksemburgu në foto

Shkarkoni aplikacionin e A2